Debati Biden-Trump, Peskov refuzon të komentoj: Rusia nuk ndërhynë në proceset zgjedhore të SHBA-së!
Rusia i konsideron proceset zgjedhore në SHBA një çështje të brendshme dhe nuk do të japë asnjë vlerësim për debatet zgjedhore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nënvizoi se Moska nuk ka ndërhyrë kurrë në fushatat elektorale dhe nuk do ta bëjë këtë tani.
“Kjo është një çështje e brendshme e Shteteve të Bashkuara, kjo është një fushatë zgjedhore e Shteteve të Bashkuara. Nuk kemi ndërmend të japim fare vlerësime për këto debate. Ne kurrë nuk kemi ndërhyrë në fushatat elektorale”, tha zëdhënësi, duke komentuar debatet e zhvilluara më herët.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të zhvillohen më 5 nëntor. Trump ka siguruar tashmë votat e mjaftueshme të delegatëve për t’u nominuar si kandidat republikan.
Ndërkohë, disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë nisur të diskutojnë një opsion për të zëvendësuar Joe Biden me një kandidat tjetër, mes dështimit të tij gjatë debateve të zhvilluara më herët.
Burimi