![A do të udhëtojë Xhaka në Beograd? Trajneri i Zvicrës i prerë: Nuk e konsideroj fare, do të luajë ndaj Serbisë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/10/a-do-te-udhetoje-xhaka-ne-beograd-trajneri-i-zvicres-i-prere-nuk-e-konsideroj-fare-do-te-luaje-ndaj-serbise_66ff21045b63c.png-730x440-lajmidites.com.webp)
A do të udhëtojë Xhaka në Beograd? Trajneri i Zvicrës i prerë: Nuk e konsideroj fare, do të luajë ndaj Serbisë
Zvicra do të luajë këtë muaj dy ndeshje mjaft interesante, të vlefshme për Ligën e Kombeve. Më datë 12 tetor do të përballen në Beograd me Serbinë, ndërsa 3 ditë më vonë do të presin në shtëpi Danimarkën.
Trajneri Murat Jakin ka publikuar ditën e sotme listën e lojtarëve që ka grumbulluar për këto dy ndeshje mjaft të vështira. Në media u përfol se Granit Xhaka mund të lihej jashtë pas polemikave në ndeshjet e fundit përballë njëra-tjetrës. Po ka qenë vetë tekniku, i cili ka përjashtuar çdo mundësi për të mos e përfshirë mesfushorin shqiptar.
“As që e kemi marrë në konsideratë të mos e marrim Granitin me vete në Serbi. Natyrisht se është një ndeshje emocionale, por s’kemi pse i hapim gjithmonë rrëfimet e vjetra,” u shpreh Jakin.
Një deklaratë që konfirmon rëndësinë e Xhakës për ekipin dhe qasjen profesionale ndaj një ndeshjeje me ngarkesë të madhe emocionale.murat jakin trajneri i zvicrës granit xhaka
Burimi