
80-vjetori i Çlirimit, Ambasada e SHBA mesazh për Shqipërinë
👁958
Ambasada e SHBA në Tiranë, ka ndarë një mesazh në rrjetin social Facebook, me rastin e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ambasada shkruan se është koha për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj.
“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri!”, thuhet në postim.
Burimi