18 vite pjesë e arbitrimit, Orsato e mbylli me Angli-Zvicër karrierën si gjyqtar

18 vite pjesë e arbitrimit, Orsato e mbylli me Angli-Zvicër karrierën si gjyqtar

Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në “EURO 2024” duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato.
Në fakt, italiani ishte mes opsioneve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në plane 48-vjeçarin.
Orsato është kthyer në Itali, teksa i jep kështu fund një karriere 18-vjeçare. Nga ana tjetër, protagonisti kryesor për të gjykuar finalen e “EURO 2024” është Marshniak.
Polaku nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë këtë sezon, teksa mbahet mend për një gabim në gjysmëfinalen e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut.
Sakaq, dy opsione të tjera për UEFA-n në lidhje me finalen e Europianit janë edhe Oliver, por anglezi mund të penalizohet nëse Anglia shkon në finale, ashtu si edhe Leteksie, që në rast se Franca mbërrin në finale, nuk do të mund të arbitronte në Berlin.daniele orsato arbitri italian
Burimi