Pagesat e subvencioneve për fermerët, autoritetet bëjnë apel për plotësimin në kohë të dokumentacionit! 20% aplikuan dhe i morën pagesat

Pagesat e subvencioneve për fermerët, autoritetet bëjnë apel për plotësimin në kohë të dokumentacionit! 20% aplikuan dhe i morën pagesat

Kanë nisur të shpërndahen pagesat për fermerët që kanë aplikuar në skemat mbështetëse në bujqësi për zonën e juglindjes. Rreth 20% e fermerëve që kanë aplikuar tashmë i kanë marrë pagesat. Paratë kanë kaluar në llogaritë e tyre ndërsa vijon ende procesi i analizimit të dosjeve. Sipas autoriteteve këta janë fermerë që kanë plotësuar në kohë dokumentacionin dhe më pas është kryer edhe kontrolli administrativ dhe fizik. Por procesi vonohet nga plotësimi i dokumentacionit. Ndaj apelojnë që fermerët të dorëzojnë brenda afatit dokumentet që kërkohen. “Nga skema një deri në skemën shtatë dhe skema nëntë. Përveç kontrollit administrativ të tyre ka filluar dhe pagesat në këto skema të fermerëve. Bëj thirrje fermerëve të cilët nuk kanë plotësuar dokumentacionin, të vijnë të plotësojnë dokumentacionin sepse dhe...