Ngërçi për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin, është i detyrueshëm

Ngërçi për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin, është i detyrueshëm

foto ilustruese TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka reaguar lidhur me debatin e hapur mes gjyqësorit dhe ekzekutivit, ku Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë caktuan vetë pagat referuese për magjistratët pas vendimit të Kushtetueses. KLGJ dhe KLP kishin parashikuar zbatimin e saj nga 1 gushti 2026. Megjithatë, pavarësisht përllogaritjeve dhe urdhrave për pagesë, ekzekutimi financiar nuk është kryer për pjesën më të madhe të sistemit të drejtësisë.  Në deklaratën për mediat Gjykata rikujton se për çështjen e pagave është shprehur me vendimin e 17 shkurtit 2026. Ky vendim thotë Kushtetuesja është përfundimtar dhe i detyrueshëm për zbatim nga autoritetet përgjegjëse. Reagimi vjen pasi një ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se Gjykata Kushtetuese është në pritje të parlamentit.  Deklaratë për mediat Për zbatimin e...