Në mesin e protesave/ Të enjten mbahet e seanca e radhës plenare! Zbardhet rendi i ditës
Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë ditën e enjte (29 tetor) seancën e radhës plenare, teksa në vend vijojnë protestat. Sipas urdhrit të nënshkruar nga kryeparlamentari Niko Peleshi, seanca është përcaktuar të mbahet në orën 10:00. Ndër çështjet kryesore në rendin e ditës janë interpelanca me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, shqyrtimi i projektligjeve për Bankën e Shqipërisë, Këshillin Fiskal dhe mbrojtjen e konsumatorit, si dhe ndryshimet në legjislacionin për biznesin, shoqëritë tregtare dhe administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara.
Burimi:
ntv.al