Nafta fik traktorët, fermeri habitet nga çmimi: Po e blejmë njësoj si makinat luksoze, serbatori bosh!

Nafta fik traktorët, fermeri habitet nga çmimi: Po e blejmë njësoj si makinat luksoze, serbatori bosh!

Çmimi i naftës për fermerët dhe blegtorët ka shkuar në afro 230 lekë, një kosto thuajse e papërballueshme për këta të fundit për të punuar tokat. Në fshatin Pinet të Tiranës, Xhaferr Tabaku ka disa krerë lopë, dhi dhe 3 traktorë që punon tokën. Por me naftën që ka shkuar në një çmim rekord, për të është e pamundur të ndezi traktorët. “Kam20 hektarë tokë më qira. Unë në muaj i harxhoj 4 milionë lekë të vjetra naftë. Dalin a nuk dalin, por me 4milionë dalim të punojmë me shkëputje. Na thonë shkoni e mbushni atje në pikën e karburantit, atje shkon për t’u mbushur makina, jo traktori. Pse ma naftën që punon makina duhet të punojë dhe traktori? Asnjëherë s’kam marrë naftë me çmim...