No Image Available

Nafta dhe benzina pësojnë ulje, gazi futet për herë të parë nën kontroll

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin e naftës, benzinës dhe gazit, duke vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve. Për herë të parë, në vendimmarrjen e Bordit është përfshirë edhe gazi i lëngshëm i naftës, për të cilin është përcaktuar një kufi minimal dhe maksimal tregtimi. Sipas vendimit të ri, nafta do të shitet me pakicë me një çmim maksimal prej 205 lekësh për litër, ndërsa benzina nuk do të kalojë 164 lekë për litër. Për gazin e lëngshëm të naftës, çmimi maksimal me pakicë është përcaktuar në 68 lekë për litër. Ndërkohë, në tregtimin me shumicë, çmimi maksimal i naftës është 193 lekë për litër, i benzinës 152 lekë dhe i gazit 56 lekë për litër. Vendimi ka...