No Image Available

“Kemi ardhur për t’ju shfarosur”/ E-maili që vuri në alarm Italinë, kërcënime për masakër në shkolla

Alarm për bombë në rreth 6 mijë shkolla në Itali, pas një vale e-mailesh kërcënuese që kanë mbërritur në institucionet arsimore të të gjitha niveleve. Mesazhet anonime përmbanin kërcënime për sulme me eksploziv dhe paralajmërime për atë që dërguesi e quante shfarosje të italianëve. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00, kur në adresat elektronike të mijëra shkollave mbërriti një mesazh i nënshkruar nga një person që prezantohej si Mikhail Antropov, udhëheqës i një organizate të vetëshpallur me emrin “Vilayat i Misoginistanit”. Në e-mail pretendohej se brenda ndërtesave shkollore ishte vendosur një eksploziv i fuqishëm, i fshehur në një qese plastike dhe i pajisur me aktivizim në distancë. Kërcënimet nuk përfundonin me shkollat, pasi autori pretendonte se kishte vendosur edhe një bombë në automjetin e kryeministres...