“Tano Fest” sjell tetë net humor në teatrin “Migjeni” të Shkodrës
11 November, 2026 - 16:57 Shkodra do të kthehet në kryeqytetin e humorit shqiptar nga 14 deri më 21 nëntor, me organizimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Humorit “Tano Fest”, që do të zhvillohet në skenën e Teatrit “Migjeni”. Festivali i kushtohet aktorit të madh të humorit shqiptar, Tano Banushit, në prag të 100-vjetorit të lindjes së tij. Përgjatë tetë netëve, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë tetë shfaqje të ndryshme, me pjesëmarrjen e artistëve dhe trupave humoristike. Teatri “Migjeni” ka prezantuar kalendarin artistik të këtij festivali i cili nis me shfaqjen “10 vjet martesë” dhe vijon më 15 nëntor me “Romeo dhe Xhulieta”, më 16 nëntor me “Dasma”, më 17 nëntor me “Gomerët e Trojeve”, më 18 nëntor me “Papritur i papandehur”, më 19...
Burimi:
kultplus.com