Varëse ari me simbolin e shqiponjës, Drake i fiksuar me Shqipërinë (FOTO)
Reperi kanadez Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut shqiptar, pasi është shfaqur me një varëse ari që mban simbolin e shqiponjës dykrenare. Në pamjet e publikuara së fundmi, artisti shihet duke mbajtur varësen shqiptare krahas asaj me logon e bufit, simbolin e markës së tij muzikore dhe të modës, OVO. Kjo nuk është hera e parë që Drake shfaqet me simbole shqiptare. Në një paraqitje të mëparshme, reperi kishte veshur edhe një xhaketë të kuqe, në pjesën e pasme të së cilës ishte vendosur shqiponja dykrenare. Paraqitjet e përsëritura me këtë simbol kanë zgjuar kuriozitetin e fansave shqiptarë, të cilët kanë diskutuar në rrjetet sociale për arsyen e interesimit të artistit për emblemën kombëtare shqiptare. Megjithatë, deri tani nuk ka një shpjegim publik nga...
Burimi:
ntv.al