Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Supermodelja Bella Hadid konfirmon romancën e re

Bella Hadid nuk është më beqare. Pasi i dha fund përfundimisht lidhjes me Adan Banuelos, supermodelja ka vendosur të zyrtarizojë në rrjetet sociale marrëdhënien e saj me menaxherin e projekteve Nathan Lacy. Kjo lidhje ishte përfolur prej muajsh pas disa shfaqjeve të çiftit të dyshuar mes Milanos, Kolorados dhe Teksasit, ku 30-vjeçarja jeton që nga viti 2023. Rasti për të zbuluar historinë e re të dashurisë për gati 60 milionë fansat e saj në Instagram ishte ndeshja e hokejit mes Colorado Avalanche dhe Detroit Red Wings të shtunën e kaluar. Pak orë pas ndeshjes, Bella ndau në Instagram shumë fotografi nga ajo mbrëmje, duke u shprehur si një fanse e madhe e Colorado Avalanche. Ajo shkroi: “Gjithmonë e kam dashur hokejin, që kur jetoja në...