No Image Available

Letër Ballës nga burgu/ Veliaj nga qelia sfidon Ramën, kërkon komision hetimor për…

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të shqyrtuar ato që i cilëson si ndërhyrje dhe kërcënime nga kryeministri Edi Rama, të ushtruara përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu. Në një deklaratë të publikuar më 11 nëntor nga qelia, Veliaj bëri të ditur se i ka drejtuar një kërkesë zyrtare kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke i kërkuar të iniciojë ngritjen e këtij komisioni. Sipas Veliajt, hetimi duhet të përfshijë edhe transferimin e tij nga Durrësi në Fier, si dhe kushtet e paraburgimit, për të verifikuar nëse këto masa janë përdorur si instrumente presioni politik. Ai pretendon se presioni kishte si qëllim ta detyronte të pranonte organizimin e protestave në Tiranë dhe...