Menaxhimi i fluksit dhe siguria në kufi, Demo dhe Hita në Rinas: 9.2 milionë turistë në 8 muaj
Ministri i Brendshëm Ervin Demo dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, inspektuan në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës menaxhimin e fluksit të udhëtarëve dhe punën e strukturave të Policisë Kufitare. Gjatë vizitës, Demo deklaroi se 9.2 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri gjatë tetë muajve të parë të vitit, ndërsa vetëm në gusht u regjistruan rreth 1.7 milionë hyrje turistike. Sipas ministrit, rritja e numrit të vizitorëve kërkon angazhim maksimal të strukturave kufitare për të garantuar siguri dhe përpunim sa më të shpejtë të udhëtarëve. Një pjesë e procesit po mbështetet edhe te teknologjia. Demo bëri të ditur se mbi 3 milionë pasagjerë janë përpunuar përmes sistemit e-Gate, ndërsa paralajmëroi zgjerimin e mëtejshëm të përdorimit të teknologjisë në pikat kufitare. “Ju jeni...
Burimi:
javanews.al