Media kanadeze: Shqipëria, sekreti i Ballkanit
Në mesin e destinacioneve që ofrojnë mundësi tërheqëse për udhëtime me një buxhet ekonomik, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve ndërkombëtarë. Me plazhet e Rivierës Shqiptare, qytetet dhe sitet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, peizazhet natyrore dhe mikpritjen e njohur, vendi ofron mundësi të ndryshme për pushime dhe eksplorim me një raport të favorshëm mes kostos dhe cilësisë, shkruan Marie-Ève Leclerc në një artikull të botuar në median kanadeze të udhëtimeve “Milesopedia”. Nga Meksika autentike deri te Shqipëria, e cila paraqitet si një prej destinacioneve më pak të eksploruara, autorja ka vizituar gjashte vende dhe ndan këshillat e saj për mënyrën se si ato mund të shijohen me kosto minimale, madje në disa raste edhe pa pagesë. Në një kohë kur...
Burimi:
kultplus.com