Lindita Ahmeti: Dhoma ime
Nga Lindita Ahmeti Dhoma. Dhoma ime. Një hapësirë e rrethuar në gjashtë anë: katër mure, lëpoza përmbi dhe dyshemeja përfund, thua ti se aty është mbledhur e tërë pashtegdalja dhe pamundësia. Ngushtica dhe ankthi. Ashtu duket. Por… Ti pikërisht në këtë dhomë ndjehesh ndryshe, ndjehesh mirë, vertikalisht, jo si jashtë, në hapësirën e pranisë së botës, ku ka më shumë rrethoja të padukshme – ku janë syri i ligë, dora e zezë, grushti pas shpine, smirëzinjtë, të gjithë ata që kërkojnë ta lakosh kurrizin, pikëpamjet e tjetrit nga pozita e forcës që s’e përfill krenarinë tënde, kalorësit e marrisë që ngrenë pluhur, ushtarët e Erebit që me kaci të hedhin terr e hedhurina dhe kërkojnë t’ua kthesh me buzëqeshje dhe përulje për barrën që ta...
Burimi:
kultplus.com