Ndiheni të përgjumur në tavolinën e punës? Një shëtitje 5-minutëshe do t’ju gjallërojë
Bërja e një shëtitjeje të shkurtër gjatë periudhave të gjata të punës ulur do t’ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur, thonë mjekët, të cilët paralajmërojnë për rrezikun e mungesës së aktivitetit fizik në përgjithësi. Ecja për 5 minuta çdo 60 minuta është një mënyrë efektive për të kundërshtuar efektet negative të qëndrimit ulur dhe njëkohësisht relativisht e lehtë për t’u ndjekur, shkruajnë shkencëtarët në British Journal of Sports Medicine. Efektet pozitive të raportuara nga pjesëmarrësit ishin më të mëdha në grupin e studimit që ishte udhëzuar të ecte për 5 minuta çdo 30 minuta. Megjithatë, një pushim çdo 120 minuta u duk si opsioni më i realizueshëm. Ekipi zgjodhi kohëzgjatjen prej 5 minutash për ecjen bazuar në një studim të mëparshëm, i cili...
Burimi:
syri.net