Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira, ja sa do jenë temperaturat

Për ditën e sotme (20 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike si një ditë më parë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë dhe vranësirat të pakta deri mesatare më të theksuara në lindje e juglindje kryesisht në orët e mesditës. Era pritet të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim -jug me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonat luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 15m/s, ndërsa deti do të jetë me valëzim në det të forcës 1-3 ballë.