Kapilarët e zgjeruar në këmbë – një problem funksional apo thjesht estetik?

Kapilarët e zgjeruar në këmbë – një problem funksional apo thjesht estetik?

Kapilarët, përveçse prishin pamjen, shpesh shoqërohen me një ndjenjë rëndese, lodhjeje dhe ënjtje të këmbëve, prandaj është e rëndësishme të njihen simptomat në kohë dhe të fillohet trajtimi i duhur. Kapilarët e zgjeruar në këmbë janë një sëmundje e kohëve moderne dhe një problem për një numër të madh njerëzish. Në shikim të parë, është vetëm një problem estetik, por në të vërtetë është shumë më tepër se kaq. Kapilarët e zgjeruar të shoqëruar me një ndjenjë rëndese, lodhjeje ose nervozizmi në këmbë përfaqësojnë shkallën e parë të pamjaftueshmërisë kronike venoze. "Njerëzit ecin drejt dhe si rezultat venat në këmbët e tyre pësojnë shumë presion. Organizmi mbrohet nga kjo nëpërmjet veprimit të përbashkët të tre faktorëve: forcës së murit të enëve të gjakut, ekzistencës së...