Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në Korçë kërkojnë më shumë kontroll mbi tregun

Çmimi i naftës në pikat e karburanteve në vend ka shënuar një tjetër rritje, duke arritur në rreth 214 lekë për litër, nga 206 lekë për litër që ishte më parë. Rritja vjen në një kohë kur Bordi i Transparencës nuk është më funksional, pasi është shpërbërë, duke lënë përcaktimin e çmimeve në dorë të tregut. Kjo rritje ndodh në një periudhë kur çmimi i naftës në bursat ndërkombëtare ka shënuar një ulje me rreth 11% gjatë ditëve të fundit. Për drejtuesit e mjeteve, rritja e vazhdueshme e çmimit të karburantit është e pajustifikuar dhe pritet të sjellë efekte zinxhir edhe në rritjen e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve të tjera. “Është shumë lart. Nuk përballohet. Duhet që qeveria të marrë masa. Nga kjo fillojnë...