Një fundgusht mes tingujsh, skenash dhe traditash shqiptare

Një fundgusht mes tingujsh, skenash dhe traditash shqiptare

Gushti po numëron ditët e fundit, por në Shqipëri vera vazhdon të ketë një tjetër ritëm. Në qytete, në brigje deti, në pazare historike dhe mes maleve, muzika, teatri, folklori dhe kinemaja po i japin fund muajit me një seri aktivitetesh që mbledhin bashkë artistë, vizitorë dhe publikun vendas. Në Theth, festivali “Ah Theth” vijon deri më 23 gusht, duke e vendosur artin përballë një prej peizazheve më mbresëlënëse të vendit. Mes Alpeve Shqiptare, aktiviteti ndërthur muzikën dhe atmosferën festive me natyrën dhe traditat e zonës, duke krijuar një përvojë ku udhëtimi dhe kultura bëhen pjesë e së njëjtës histori. Shkodra, ndërkohë, vazhdon të mirëpresë Festivalin e Jazz-it deri më 30 gusht. Artistë shqiptarë dhe të huaj sjellin repertorin e tyre në qytet, duke e...