EBU uron Zana Spahiun dhe ofron mbështetje për RTK-në

EBU uron Zana Spahiun dhe ofron mbështetje për RTK-në

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka uruar Zana Spahiun për emërimin e saj si Drejtoreshë e Përgjithshme e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin me transmetuesin publik. Në një letër të drejtuar Spahiut, drejtori i përgjithshëm i EBU-së, Noel Curran, ka vlerësuar emërimin e saj dhe ka shprehur shpresën se drejtimi i ri do të sjellë më shumë stabilitet dhe vazhdimësi në RTK. “Shpresojmë shumë që mandati juaj do të sjellë vazhdimësi dhe stabilitet dhe do të krijojë kushtet që RTK të përshpejtojë transformimin dhe modernizimin e saj”, thuhet në letër. EBU ka veçuar edhe faktin se Spahiu është gruaja e parë që merr pozitën e Drejtoreshës së Përgjithshme të RTK-së, duke e cilësuar këtë një moment të...