Haxhiu nga Taranto: “Urojmë që nga Taranto të kthehemi me medalje”
U.D. Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët e Kosovës gjatë Lojërave Mesdhetare. “Sot vizituam Fshatin Mesdhetar në Taranto, ku po qëndrojnë sportistët tanë gjatë Lojërave Mesdhetare”, ka shkruar Haxhiu në rrjetet sociale. Ajo ka treguar se Fshati Mesdhetar këtë herë ka një organizim të veçantë, pasi sportistët janë akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika. “Fshati këtë herë ka një organizim të veçantë, me sportistët të akomoduar në dy anije të ankoruara në port, Aroya dhe Romantika.” Gjatë vizitës, Haxhiu ka takuar nga afër sportistët dhe ka biseduar me ta për garat, përvojën e deritanishme dhe sfidat që i presin në ditët në vazhdim. “Gjatë vizitës patëm mundësinë të takojmë...
Burimi:
kultplus.com