Amforat e lashta në fund të Jonit, një dëshmi e jetës detare të Shqipërisë

Amforat e lashta në fund të Jonit, një dëshmi e jetës detare të Shqipërisë

Në thellësitë e detit Jon ruhen ende gjurmë të një historie që lidhet me lëvizjet, tregtinë dhe udhëtimet e hershme nëpër Mesdhe. Mes këtyre dëshmive janë edhe amforat e shekujve I-IV pas Krishtit, objekte që sot përbëjnë një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore nënujore të Shqipërisë. Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore Nënujore, që shënohet çdo vit më 21 gusht, Muzeu Historik Kombëtar ka rikthyer në vëmendje disa prej objekteve të ruajtura në koleksionet e tij, duke veçuar edhe këto enë të lashta të zbuluara në ujërat e Jonit. Sipas të dhënave të muzeut, amforat janë gjetur në fundin e detit dhe lidhen me mbetje të anijeve ilire. Forma e tyre është e thjeshtë dhe nuk mbart zbukurime të veçanta, ndërsa pjesa...