“Shqip Up Comedy” feston pesë vite me një edicion special në Cyrih, katër artistë të konfirmuar
Një mbrëmje me humor, emra të njohur të stand-up-it dhe një tjetër surprizë ende të pazbuluar pritet të shënojë edicionin e pestë të “Shqip Up Comedy Festival”, që këtë vit rikthehet në Cyrih për të festuar pesë vite nga themelimi. Festivali do të mbahet më 31 tetor në Stadthalle Dietikon, ndërsa katër prej artistëve që do të ngjiten në skenë tashmë janë konfirmuar. T-Ronimo, Lulzim Bucolli, Drilona dhe Luan Comedy do të jenë pjesë e programit, ndërsa emri i pestë do të bëhet publik të dielën. Për publikun shqiptar në Zvicër, kjo mbrëmje pritet të jetë më shumë se një spektakël komedie. Gjatë viteve, “Shqip Up Comedy” ka krijuar një hapësirë ku diaspora mund të mblidhet përmes humorit, duke sjellë në skenë tema, situata dhe...
Burimi:
kultplus.com