“Rapsha 2026” bashkon shqiptarët në Tuz përmes këngës dhe folklorit
Në Vitojë të Malësisë së Madhe, folklori shqiptar është bërë pjesë e atmosferës së fundgushtit me nisjen e edicionit të shtatë të Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2026”. Festivali ka nisur më 21 gusht dhe do të vijojë deri më 23 gusht, me tri net të mbushura me këngë, valle dhe tradita nga trevat shqiptare dhe diaspora. Aktivitetet zhvillohen duke nisur nga ora 20:00, ndërsa para mbrëmjeve festive janë paraparë edhe defilime nëpër qendër të Tuzit, duke nisur nga ora 17:30. Në skenën e “Rapsha 2026” po marrin pjesë grupe dhe shoqëri kulturo-artistike nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe diaspora. Programi përfshin emra si SHKA “Rapsha” nga Drume, SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Prizrenit, SHKA “Besa” nga Trieshi,...
Burimi:
kultplus.com