Nga “Heart of the Beast” te “Practical Magic 2”, filmat që sjellin shtatorin në kinema
Shtatori premton një muaj të pasur për adhuruesit e kinemasë, me histori që lëvizin nga mbijetesa në natyrën e egër te magjia, horror-i, fantashkenca, drama historike dhe rrëfime të frymëzuara nga ngjarje të vërteta. Në ekran rikthehen emra të njohur si Brad Pitt, Nicole Kidman, Sandra Bullock, Robert Pattinson, Ethan Hawke dhe Andrew Garfield, ndërsa disa prej produksioneve më të pritshme sjellin edhe histori të reja nga universi i filmave fantastikë dhe aksionit. Mes titujve që pritet të tërheqin vëmendjen është “Resident Evil”, rikthimi i universit të njohur të lojës video, këtë herë nën drejtimin e Zach Cregger. Filmi ndjek Bryan, një korrier mjekësor që duhet të dërgojë një organ në një spital në Raccoon City, vetëm për të zbuluar se qyteti është përfshirë nga...
Burimi:
kultplus.com