Meghan Markle në bisedime për një rol në serialin e Netflix “The Gentlemen”

Meghan Markle në bisedime për një rol në serialin e Netflix “The Gentlemen”

Meghan Markle mund të rikthehet në ekran me një rol në serialin e njohur të Netflix, “The Gentlemen”. BBC raporton se aktorja është në bisedime për t’iu bashkuar produksionit të krijuar nga regjisori britanik Guy Ritchie, ndonëse diskutimet janë ende në fazat e para. Nëse marrëveshja realizohet, ky do të ishte roli i parë i rëndësishëm i Meghan në aktrim që prej martesës me Princ Harry në vitin 2018. Deri tani nuk janë bërë të ditura detajet e rolit që mund t’i ofrohet, ndërsa as Netflix dhe as ekipi i serialit nuk kanë konfirmuar publikisht një marrëveshje. “The Gentlemen”, me Theo James në rolin kryesor, është një serial që ndërthur komedinë me krimin dhe aksionin. Historia ndjek një dukë që zbulon se pasuria familjare që...