Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

Kryengritja e kryetarëve që s’kanë asnjë kompetencë dhe s’kanë asnjë interes përveçse xhepit të tyre

Nga Mero Baze Kur u bë reforma administrative më 2015, projekti i parë ishte me 47 bashki. Pothuajse i njëjti që është sot në tryezë si version i Partisë Socialiste. Për ta bërë më dëshpëruese gjendjen për PD-në, Ilir Meta propozoi në minutat e fundit të përfshihej edhe Shpëtim Idrizi në marrëveshje, i cili natyrisht kishte “kushtet” e tij. Brenda 24 orësh, duke plotësuar “kushtet” e Shpëtimit dhe duke i dhënë shans LSI-së për qokat e veta, u bënë 61 bashki. Pra, edhe pse procesi kishte një vit që debatohej publikisht dhe bëheshin takime në bazë, u arrit dakord të kishte 47 bashki. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë sot, përfshi Tepelenën, Përmetin, Divjakën, Poliçanin etj., ishin si sot. Për 24 orë gjithçka u...