Mbyllet marrëveshja mes Interit dhe Al Jazira, Kristjan Asllani mëson ekipin e ri

Mbyllet marrëveshja mes Interit dhe Al Jazira, Kristjan Asllani mëson ekipin e ri

Kristjan Asllani është shumë pranë largimit nga Interi, me mesfushorin shqiptar që pritet të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe. Interi dhe Al Jazira kanë arritur një marrëveshje verbale për transferimin e 24-vjeçarit, ndërsa tashmë mbeten vetëm detajet për të përmbyllur operacionin. Sipas raportimeve të fundit, marrëveshja parashikon një huazim me vlerë rreth 2 milionë euro. Në kontratë është përfshirë edhe një opsion blerjeje prej 6.5 milionë eurosh. Megjithatë, ky opsion mund të shndërrohet në detyrim blerjeje në varësi të numrit të paraqitjeve që Asllani do të bëjë me fanellën e Al Jazira. Negociatat mes dy klubeve kanë avancuar ndjeshëm dhe marrëveshja mund të finalizohet brenda 24 orëve, nëse plotësohen të gjitha kushtet e fundit. Asllani iu bashkua Interit në vitin 2022 nga Empoli...