I nxorri nga loja pas 45 minutave, Luis Enrike i jep mesazhin yjeve të PSG-së: Duhet të dilni nga zona e rehatisë
Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Nëse ka diçka që Luis Enrike i ka treguar lojtarëve të PSG-së është pikërisht kjo frazë. Pas largimit të Mbapesë, trajneri katalanas tashmë po i jep një leksion edhe Dembelesë e Kvarashkelias. Dy yjet e PSG-së u larguan nga fusha e lojës pas 45 minutave në përballjen e djeshme kundër Renit. Ndërkohë Luis Enrike dha një mesazh të qartë pas ndeshes, duke thënë se duhet dalë nga zona e rehatisë. “Ky është futbolli. PSG-ja nuk ka fituar asgjë. Nëse mendon për atë që ke arritur tashmë, nuk do të fitosh kurrë më asgjë. Duhet të vërtetosh çdo ditë, në stërvitje dhe në ndeshje, se je gati. Përndryshe, është shumë e lehtë të bëhesh i vetëkënaqur. Për të fituar, duhet të...
Burimi:
sportekspres.com