Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale: Të dëgjohen komunitetet!

Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale: Të dëgjohen komunitetet!

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, duke kërkuar monitorimin e procesit të rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri. Në letrën e firmosur nga kryetari Fisnik Qosja dhe drejtori ekzekutiv Arlind Hoxha, Shoqata ngre shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke pretenduar se komisioni parlamentar e ka mbyllur punën pa përfunduar të gjitha fazat e përcaktuara në kalendarin zyrtar. Sipas tyre, nga 16 aktivitetet e parashikuara janë zhvilluar vetëm analizat paraprake dhe raundi i parë i konsultimeve në qarqe. Ndërkohë, disa prej fazave kryesore, përfshirë raundet e tjera të konsultimeve, sondazhin publik, takimet me institucionet ndërkombëtare dhe publikimin e dokumentit politik me alternativat e reformës,...