Materiali i përgaditur nga BIA serbe/ Audio-incizimi – Fatmir Sheholli i jep 1 mijë euro Milaim Zekës: Qe ku i ki qetu…
Në shtator të vitit të kaluar, Fatmir Sheholli ia dorëzoi një mijë euro gazetarit Milaim Zeka në këmbim të publikimit të një materiali të cilin dyshohet se e kishte përgatitur shërbimi inteligjent serb (BIA). Përmes masave të fshehta, Prokuroria Speciale ka siguruar një komunikim mes Shehollit dhe Zekës të zhvilluar më 30 shtator. Audio-incizimi zbardh bisedën e zhvilluar nga Sheholli dhe Zeka në parkingun e një restoranti në Prishtinë. Sipas Prokurorisë, biseda është zhvilluar në momentin e pranim-dorëzimit të një shume financiare prej 1 mijë eurove, të cilat Sheholli dyshohet se i kishte marrë nga BIA serbe në veri të Mitrovicës. Sheholli akuzohet se kishte pranuar 5 mijë euro nga BIA. 1 mijë po ia dorëzonte gazetarit Zeka, raporton Paparaci. Fatmir Sheholli: Mil.. Milaim Zeka:...
Burimi:
syri.net