Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë viza Rusisë
Serbia planifikon që deri në fund të vitit 2027 të jetë “e gatshme për t’iu bashkuar zonës Schengen”, por “nuk është duke shqyrtuar” vendosjen e vizave për shtetasit rusë. Që një vend të bëhet pjesë e zonës Schengen, ndër të tjera, duhet ta harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian. Për Serbinë, kjo do të nënkuptonte heqjen e regjimit pa viza me disa shtete, përfshirë Rusinë. “Për momentin, ky nuk është prioritet dhe as diçka që e kemi në plan të parë. Ne po ecim gradualisht drejt harmonizimit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Velko Odalloviq, i cili udhëheq një trup koordinues, të krijuar së fundmi për anëtarësimin e Serbisë në zonën Schengen. Odalloviq kujton se harmonizimi i politikës së vizave është një...
Burimi:
vizionplus.tv