Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit: I jepte informacion për sigurinë shërbimit sekret serb
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, duke e akuzuar se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA) dhe se, në një rast tjetër, ka shantazhuar një person për një shumë prej mbi 13 mijë eurosh. Sheholli akuzohet për dy vepra penale: “spiunazh” dhe “shantazh”. Sipas aktakuzës, në një periudhë të papërcaktuar kohore deri më 9 tetor 2025, Sheholli dyshohet se ishte rekrutuar nga BIA dhe se kishte vepruar sipas udhëzimeve dhe detyrave të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria pretendon se ai kishte mbledhur dhe siguruar informacione e dokumente që lidheshin me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës. Këto të dhëna, sipas aktakuzës, ai ua kishte përcjellë zyrtarëve të shërbimit serb përmes mesazheve...
Burimi:
vizionplus.tv