Dokumenti “Top Secret”/ Zbulohet plani në telefonin e Fatmir Shehollit kundër Kosovës

Dokumenti “Top Secret”/ Zbulohet plani në telefonin e Fatmir Shehollit kundër Kosovës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, ngarkohet me veprën penale të spiunazhit pasi, nga një datë e pacaktuar e deri në ditën e arrestimit të tij, “me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si “BIA”), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi”. Pjesë e aktakuzës është edhe një dokument të cilin Prokuroria e cilëson si provë relevante për vërtetimin e natyrës së kontakteve dhe veprimtarisë së tij në raport me strukturat e shërbimit informativ serb, BIA. Gjatë ekzaminimit të telefonit të Fatmir Shehollit, autoritetet kanë nxjerrë si provë edhe një fotografi me mbishkrimin “Top Secret 2”. Shkrimi i...