DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

DETAJET/ “GIZ-i gjerman ndau 2 mijë euro”/ Dosja e Shehollit pas spiunazhit me Serbinë, Prokuroria zbardh deklaratën e Zekës: Më ka dhënë vetëm gjysmat e parave

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh. Sheholli, i arrestuar në tetor të vitit të kaluar, ngarkohet me veprën penale të spiunazhit pasi, nga një datë e pacaktuar e deri në ditën e arrestimit të tij, “me dashje direkte, në cilësinë e personit të rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë – (i njohur si “BIA”), e ka ndihmuar veprimtarinë e këtij shërbimi”. Ndërkohë, prokuroria ka zbardhur dhe deklaratën e gazetarit Milaim Zeka, i cili ishte i përmendur në dosje, ku në bisedën me Shehollin flitet për publikimin e materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”. Deklarimi i Milaim Zekës në hetuesi: Pyetje: A keni pranuar mjete financiare nga Fatmir Sheholli për t’i publikuar këto materiale? Përgjigje (M. Zeka): Marrëveshja ka...