Lufta tregtare me Kanadanë / Trump do të ndryshojë emrin e Liqenit Ontario në ‘Liqeni i Amerikës’
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi sot se po shqyrton mundësinë e ndryshimit të emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni i Amerikës”, ndërsa lufta tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë po përshkallëzohet. “SHBA po shqyrton seriozisht mundësinë e ndryshimit të emrit të Liqenit Ontario në Liqeni i Amerikës, pasi nuk presim të bëjmë më shumë biznes me Ontarion,” shkroi Trump në një postim në rrjetin social Truth Social. Liqeni Ontario është një nga pesë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut dhe shtrihet në kufirin mes provincës kanadeze të Ontarios dhe shtetit amerikan të Nju Jorkut. I pyetur për deklaratën e Trumpit, ministri kanadez përgjegjës për tregtinë me SHBA-në, Dominic LeBlanc, tha se Kanadaja nuk do t’u përgjigjet postimeve në rrjetet sociale të administratës...
Burimi:
syri.net