Strehimi i punonjësve të Administratës, hapet thirrja për 300 kredi banesash me 0% interes! Afati i aplikimeve, kriteret dhe kuotat sipas institucioneve
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit njoftoi hapjen zyrtare të thirrjes për aplikim në kuadër të skemës lehtësuese të strehimit për punonjësit e administratës publike. Përmes këtij programi, 300 punonjës të sektorit publik do të kenë mundësi të blejnë një banesë me kredi financiare me 0% interes, ku normat e interesit subvencionohen plotësisht nga shteti. Aplikimet do të kryhen ekskluzivisht online përmes portalit qeveritar e-Albania, duke nisur nga data 27 gusht deri më 25 shtator 2026. Financimi i blerjes së banesës do të llogaritet sipas çmimeve zyrtare të referencës për secilën zonë, ndërsa sipërfaqja e lejueshme e banesës do të përcaktohet në bazë të përbërjes familjare të aplikantit, në përputhje me certifikatën e gjendjes civile. “Programi synon lehtësimin e aksesit në strehim për punonjësit e administratës...
Burimi:
javanews.al