BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njofton ndryshimet e reja lidhur me importin e produkteve me origjinë shtazore nga Brazili, pas rregullave të Bashkimit Europian. Sipas AKU-t, Brazili është hequr nga lista e vendeve të treta ose rajoneve të autorizuara për hyrjen në Bashkimin Europian të disa kategorive të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore të destinuara për konsum njerëzor. Në këtë kuadër, AKU sqaron se ngarkesat e mishit të shpendëve dhe gjedhit me origjinë nga Brazili, për të cilat certifikata zyrtare shëndetësore veterinare është nënshkruar ose lëshuar përpara datës 3 shtator 2026, do të vijojnë të pranohen, edhe nëse mbërrijnë në territorin e Shqipërisë pas kësaj date. Sqarimi vjen pas një takimi të zhvilluar më 28 maj 2026 në Bruksel, ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian...
Burimi:
javanews.al