Transporti sërish thirrje institucioneve: Të zgjatet paketa antikrizë, ose do të reduktohet flota
Brenda dy javësh operatorët e Transportit Publik kanë ngritur sërish shqetësimin për vështirësitë financiare të shkaktuara nga kostot e larta si pasojë e çmimit të karburantit. Ata i janë drejtuar ministrive të linjës dhe Bashkisë së Tiranës duke kërkuar zbatimin e paketës anti- krizë edhe për muajt në vijim. “Operatorët janë shprehur vazhdimisht me kërkesat e tyre, ku kërkohet vijueshmëria e paketës antikrizë për të kompensuar operatorët, në mënyrë që të mos gjenden përpara një kolapsi financiar”, tha përfaqësuesi i transportit publik, Kostandin Foni. Foni thekson se në mungesë të një përgjigjie pozitive nga institucionet, do të detyrohen të reduktojnë numrin e mjeteve në qarkullim. “Mosreagimi dhe mospërgjigjja për vijueshmërinë e kompensimit dhe çmimit të karburantit, operatorët do të ndodhen para një fakti ku ata...
Burimi:
javanews.al