Fluks në dalje në portin e Durrësit, mbi 44 mijë udhëtarë dhe 12 mijë automjete përpunohen në 5 ditë
Një fluks i larte udhëtarësh dhe automjetesh është regjistruar gjatë ditëve të fundit në pikën kufitare të Portit të Durrësit, me lëvizjet që janë përqendruar kryesisht në dalje të vendit. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë pesë ditëve të fundit të javës së kaluar kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë kufitare 44 mijë e 810 udhëtarë dhe 12 mijë e 428 mjete. Ky fluks lidhet kryesisht me kthimin e mijëra emigrantëve drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, pas përfundimit të pushimeve verore në Shqipëri. Piku i lëvizjeve është regjistruar gjatë fundjavës. Të shtunën janë përpunuar 11 mijë e 145 pasagjerë dhe 3 mijë e 167 mjete, ndërsa të dielën 11 mijë e 33 udhëtarë dhe 2 mijë e 543 automjete. Sipas të dhënave, edhe gjatë...
Burimi:
javanews.al