Rreziqet e AI, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të –
Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe mundësinë e humbjes së kontrollit njerëzor mbi të. Në një intervistë, Virkkunen tha se Bashkimi Evropian e konsideron humbjen e kontrollit të AI nga njerëzit si një nga rreziqet më serioze të sigurisë. “Këto teknologji po përparojnë aq shpejt sa masat mbrojtëse janë të domosdoshme”, deklaroi ajo. Virkkunen theksoi se sistemet e inteligjencës artificiale duhet të funksionojnë brenda kufijve të përcaktuar të sigurisë dhe se njerëzit duhet të ruajnë kontrollin përfundimtar mbi këto teknologji. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e rregullimit të rreziqeve të mundshme përmes legjislacionit evropian, duke iu referuar Aktit të Inteligjencës Artificiale të BE-së. Ky...
Burimi:
javanews.al