Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

Pas arrestimit, Florian Dalladaku mbahet në qeli me skafandër në kokë, nuk reagoi për mbi 4 orë

Detaje të reja janë zbardhur pas arrestimit të 45-vjeçarit Florian Dalladaku, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku humbi jetën nëna e tij, Fanije Dalladaku, 80 vjeçe, ndërsa babai, Hasan Dalladaku, 77 vjeç, mbeti i plagosur rëndë. Sipas të dhënave të deritanishme, sulmi dyshohet se është kryer me një mjet metalik prerës, ndërsa policia e ka identifikuar 45-vjeçarin si autorin e dyshuar të ngjarjes. Pas lokalizimit dhe kapjes në territorin e Fierit, Dalladaku është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Burime zyrtare policore bëjnë me dije se ai është mbajtur gjatë natës nën masa të posaçme sigurie dhe monitorim të vazhdueshëm. Për shkak të gjendjes së tij dhe shqetësimit se mund të dëmtonte veten, 45-vjeçarit i është...