Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që humbi jetën nga aksidenti në Golem
Oldion Tusha 42 vjeç banues në Mirditë është viktima e dytë e aksidentit të rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Golem. “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët lidhur me aksidentin me motor, ju bëjmë me dije se është identifikuar edhe shtetasi tjetër, i cili ka humbur jetën si pasojë e aksidentit. Bëhet fjalë për shtetasin O.T., 42 vjeç, banues në Mirditë”, njoftoi policia. Aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 00:20 në rrugën dytësore në zonën e plazhit të Golemit. Motomjeti ku udhëtonte Oldion Tusha, drejtohej nga 44-vjeçari Elton Luzati, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje. Nga hetimet paraprake dyshohet se motomjeti po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa përplasja me bordurën rezultoi fatale. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv