Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët e ministrave dhe drejtuesve të qarqeve

Takimet e Ramës në Pogradec, zbardhen fjalët e ministrave dhe drejtuesve të qarqeve

Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një përmbledhje të diskutimeve nga tryeza dy ditore e shtruar në qytetin e Pogradecit ku priti në takime drejtuesit politikë të qarqeve, kryetarët e komisioneve parlamentare e në fund ministrat e kabinetit. E rëndësishme është ndryshimi i qasjes në qeverisje, thonë socialistët, ndërsa Rama kërkon që fiksimi i secilit, të jenë hallet e qytetarëve. “Fiksimi jonë duhet të jetë shqetësimi i çdo qytetari, prandaj drejtuesit politikë duhet t’iu japim fuqi që ta ndjekin territorin aty dhe ministrave do t’u duhet t’iu japim detyrimin që çdo muaj të ndjekin vetë personalisht të gjithë drejtoritë. Nëse është një grup deputetësh që fokusohen bashkë dhe i marrin në analizë bashkë, atëherë ndryshojnë gjërat”, thotë Edi Rama. Socialistët e...