Irani i përgjigjet SHBA: Jemi gati. Përshkallëzohet përplasja ekonomike mes dy vendeve
SHBA ka zgjeruar presionin ekonomik ndaj Iranit duke vendosur sanksione të reja ndaj 60 individëve, kompanive dhe anijeve të lidhura me Teheranin. Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent paralajmëroi se vendet që vazhdojnë të tregtojnë me Iranin mund të përballen me përjashtim nga sistemi financiar i bazuar në dollar. Irani nga ana tjetër ka reaguar me kërcënime. Ministri i Ekonomisë, Ali Madanizadeh, tha se vendi është i përgatitur për sanksionet amerikane, ndërsa zyrtarë të Gardës Revolucionare paralajmëruan se çdo goditje ndaj infrastrukturës iraniane mund të pasohet nga sulme ndaj interesave amerikane dhe infrastrukturës energjetike. “Natyrisht, armiqtë kanë ndërmend të nisin një sulm terrorist ekonomik ndaj nesh, por ne gjithashtu kemi mjetet tona dhe dimë si ta luajmë lojën. Mbrojtja jonë nuk është më aq mbrojtëse;...
Burimi:
vizionplus.tv