Temperaturat ekstreme përvëlojnë Evropën/ Mbi 35 mijë viktima
Të paktën 35 mijë njerëz më shumë se normalisht kanë humbur jetën në Evropë gjatë katër valëve të njëpasnjëshme të të nxehtit këtë verë, sipas të dhënave paraprake nga më shumë se gjysma e vendeve të kontinentit. Ekspertët paralajmërojnë se bilanci përfundimtar pritet të jetë edhe më i lartë. Tre nga vendet më të mëdha të Bashkimit Evropian, Gjermania, Franca dhe Spanja, kanë regjistruar së bashku më shumë se 25 mijë vdekje të tepërta, ndërsa të dhënat për muajin gusht ende nuk janë të plota. Valët e të nxehtit kanë goditur Evropën Perëndimore që nga muaji maj, duke thyer rekorde temperaturash në qindra stacione meteorologjike. Franca regjistroi temperaturën mesatare ditore më të lartë të matur ndonjëherë në vend, ndërsa në Gjermani 46 stacione meteorologjike shënuan...
Burimi:
ntv.al