VIDEO – Rikonstruksioni i shkollës “Tring Smajli”, në sherbim jo vetëm të nxënësve por edhe komunitetit

VIDEO – Rikonstruksioni i shkollës “Tring Smajli”, në sherbim jo vetëm të nxënësve por edhe komunitetit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar punimet që po zhvillohen për rikonstruksionin e shkollës “Tring Smajli” në Grudë, Njësia Administrative Rrethina. Ndërhyrja parashikon përmirësimin e ambienteve të shkollës dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe stafin pedagogjk.Krahas rikonstruksionit të godinës, pjesë e investimit është edhe ndërtimi i një këndi të ri sportiv. Hapësira e re do të jetë në shërbim jo vetëm të nxënësve, por edhe të komunitetit të zonës, duke krijuar mundësi për zhvillimin e aktiviteteve sportive. Punimet në shkollën “Tring Smajli” janë pjesë e investimeve që po realizohen për përmirësimin e infrastrukturës arsimore dhe sportive në territorin e Bashkisë Shkodër.Post navigation